FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona shkatërron Elchen, Messi shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Barcelona ka arritur një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Elches në duelin e vlefshëm për La Ligan. Ishte gjithçka e thjeshtë për skuadrën e Koeman, edhe pse në fakt nuk do të gjenin golin në pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës Lionel Messi shënoi pas një aksioni të bukur individual. Në minutën e 67-të, me të njëjtën mënyrë ai shënoi edhe golin e dytë, i shërbyer nga De Jong.

Në minutën e 73-të, Jordi Alba konkretizoi një tjetër aksion me shumë pasime. Barcelona me këtë fitore ngjitet në kuotën e 50 pikëve, 2 më pak se Reali. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?