FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona transferon Kutinjon për 160 mln euro

Sipas gazetës “The Telegraph”, Barcelona ka arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Felipe Kutinjos për 160 milionë euro. Marrëveshja është arritur që në muajin dhjetor, por tashmë operacioni është drejt konkretizimit.

25-vjeçari nuk ka udhëtuar më në Dubai me skuadrën e Liverpulit, teksa pritet që t’i bashkohet katalanasve. Barcelona në këtë mënyrë do të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e saj. Kutinjo do t’u kushtojë 160 milionë euro, dhe duke i shtuar 145 të Dembeles, shifra e shpenzuar në merkato do të shkojë në 305 milionë euro.

83 milionë euro më shumë se shuma e arkëtuar nga shitja e Nejmarit te PSG (222 milionë euro). Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubet, ndërkohë që braziliani do të shkojë në Barcelonë javën e ardhshme. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?