Barcelona ‘tremb’ Manchester City dhe PSG, e çon në 222 mln euro klauzolën me Neymar
Barcelona dhe Neymar me shumë mundësi do të qëndrojnë të pandarë edhe për shumë vite pas kontratës së re që dy palët kanë firmosur ditët e fundit.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle katalanasit e kanë çuar në 222 mln euro klauzolën për prishjen e njëanshme të kontratës duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë atyre klubeve që janë të interesuara për shërbimet e brazilianit.
Por nëse ka ende nga ato klube që nuk tërhiqen bëjnë mirë të nxitohen pasi nga qershori i ardhshëm në kontratë është parashikuar që klauzola e lirimit të rritet sërish. Plot 250 mln euro do jetë shifra që çdo ekip duhet të paguaj nga qershori i ardhshëm nëqoftëse dëshiron të firmosë me Neymar.
Sakrificat nuk do jenë vetëm për kartonin, por edhe për shifrat personale të lojtarit i cili me kontratën e re përfiton 30 mln euro në sezon. Në rast të një shumë më të vogël, 24-vjeçari nuk është i gatshëm të negociojë.
Klauzola e vendosur nga Barcelona ka tërhequr përkohësisht në pozicion mbrojtës manjatët e naftës që zotërojnë PSG dhe Manchester City, por në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ata të bëjnë lëvizjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit botëror.
KOHA JONË SONDAZH

