Bartomeu: Kurrë s’e kam menduar dorëheqjen, Messi mund të rinovojë!
Josep Maria Bartomeu ka vendosur të qëndrojë te Barcelona duke mos dhënë dorëheqjen. Numri 1 i klubit blaugrana për të ulur disi tensionin në radhët e drejtuesve dhe tifozerisë në një intervistë të dhënë së fundmi madje ka folur edhe për rinovimin e mundshëm të Lionel Messit me Barçën.
“E kuptoj që Messi mund të jetë i mërzitur, por ne nuk mund ta lejonim të largohej pasi ai është çelësi i projektit dhe në ditët e ardhshme shpresojmë që të ndryshojë mendim dhe që të thotë se do të qëndrojë dhe të rinovojë
Për shkak edhe të situatës që është krijuar me Messin nuk më ka shkuar kurrë në mendje për t’u dorëhequr. Projekti i Barcelonës është shumë interesant me të rinj dhe veteranë si Leo. Mendoj se me të do të fitojmë të paktën një trofe në këtë sezon”, deklaroi Bartomeu.
KOHA JONË SONDAZH

