FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barushi: Të lumtur që kthejmë Dinamon në këto nivele, duam Partizanin në gjysmëfinale!

Ermal Barushi ish-gjyqtari i njohur, aktualisht administrator i Dinamos ishte ai që përfaqësoi blutë kryeqytetas në shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Barushi komentoi përballjen mes Dinamos dhe Skënderbeut që do të vihet në skenë pas plot 9 vitesh.

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Gjithsesi, kjo përballje i ka munguar kampionatit dhe këtyre dyja skuadrave prej 9 vitesh. Shorti mendoj që është një short i mirë. Shpresoj dhe them që me pak vështirësi mund ta kalojmë. Ne e kemi objektivin që të vazhdojmë, t’i marrim ndeshjet një e nga një, pavarësisht se jemi ekip i Kategorisë së Parë. Shpresojmë që të shkojmë në gjysmëfinale. Mendoj që shorti ishte i mirë për ne. Jam shumë i kënaqur që në qoftë se do të arrinim në gjysmëfinale, të kthenim një derbi Dinamo-Partizani.

Ka 9 vite që ndeshja Dinamo-Skënderbeu nuk bëhet më, unë kam qenë faktor në fushën e futbollit, mendoj që është një ndeshje interesante. Edhe ky niveli i Kupës mund të bëhet në Pezë-Helmes, në kompleksin Internacional. Në gjysmëfinale dhe finale, përcaktohet nga stadiumi tjetër”, u shpreh Barushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?