Bayerni fiton dhe merr kryesimin, Dortmundi shënon 5 gola me Haaland në sulm (VIDEO)
Bayern është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes së Bundesligë pas fitores 3-1 të marrë në transfertë kundër Mainz. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, teksa për bavarezët realizuan Lewandowski. Muller dhe Alcantara ndërkohë që për vendasit, shënoi golin e nderit St. Juste.
Dortmund ndërkohë shkatërroi 5-0 Union Berlin në javën e 20-të të Bundesliga-s. Haaland ishte sërish protagonist me dy gola dhe është bërë lojtari i parë në historinë e kampionatit gjerman që ka shënuar 7 gola në 3 ndeshjet e para. Ai ka shënuar me të 7 gjuajtjet e para të bëra në kuadrat.
KOHA JONË SONDAZH

