FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni merr një tjetër fitore, përfiton nga ndalesa e Dortmundit (VIDEO)

Bayern Munich rrëmben fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, duke mundur 2-1 Mainz-in. Ishte një fitore e merituar e bavarezëve që tani i janë afruar kreut falë barazimit të Dortmund. Skuadra e Niko Kovac vuajti jo pak për të gjetur golin e avantazhit.

Në minutën e 39-të Leon Goretzka shënoi një gol të bukur me gjysmëkthesë pas një pasimi nga krahu i djathtë. Pas pushimit Mainz befason duke barazuar rezultatin në minutën e 48’ me golin e Jean-Paul Boetius. Skuadra kampione vazhdon të insistojë dhe në minutën e 62’ rimerr avantazhin me golin e Thiago Alcantara. Bayern e menaxhoi mirë ndeshjen duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme që e afrojnë me Dortmund.

Verdhezinjtë ndërkohë kanë barazuar 2-2 ndaj Hertha Berlin. Sancho shënoi dy herë për verdhezinjtë, por Kalou ju përgjigj dy herë, teksa golin e dytë e shënoi në minutën e parë shtesë nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?