Bayerni nis kontaktet me Vlahovic, por gjithçka do të varet nga Harry Kane
E ardhmja e Dusan Vlahović te Juventus mbetet ende e paqartë, ndërsa bardhezinjtë nuk kanë arritur ende të zgjidhin situatën që lidhet me sulmuesin serb.
Në pritje të një marrëveshjeje mes palëve, njerëzit pranë ish-sulmuesit të Fiorentina kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, babai i lojtarit ka zhvilluar një kontakt të parë me Bayern Munich. Kampionët gjermanë po monitorojnë situatën e Vlahovicit, teksa ende nuk ka siguri për të ardhmen e Harry Kane dhe mundësinë e rinovimit të kontratës së tij.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për një interesim fillestar dhe shkëmbim informacioni, por mediat italiane raportojnë se kjo lëvizje mund të shndërrohet shumë shpejt në një negociatë konkrete për transferimin e bomberit serb në Bundesligë.
KOHA JONË SONDAZH

