Bayerni stërvitet me Bochumin në Bundesligë, shënon 7 gola (VIDEO)

Bayern Munich është i pamëshirshëm në Bundesligë. Skuadra e Nagelsmann shpartalloi 7-0 Bochum-in në transfertë, duke e kthyer ndeshjen si në seancë stërvitore.

Yjet e Bayernit do ta zgjidhnin  duelin që në fraksionin e parë, duke shënuar plotë 4 gola. Sane hapi gjithçka, ndërkohë që më pas ishte De Ligt që shënoi golin e parë në sfidën e parë si titullar. Coman dhe Mane shënuan dy golat e tjerë.

Në fraksionin e dytë, Mane realizoi me penallti, Gamboa shënoi autogol, ndërkohë që Gnabry mbylli llogaritë e sfidës. Bayerni sigurisht merr kreun e renditjes, e vetme me 9 pikë, pas tri javësh. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?