Begaj: Nga mësuese e Farkës së Vogël, u bëra kampionia e Botës së Madhe

Në një intervistë për AlpeNews, Romela Bega që arriti të rrëmbente çmimin si Kampionia e Botës në stilin e shkëputjes, ka shpjeguar prapaskenat e fitores dhe ambiciet e saj për të ardhmen. Ajo tregon se aktualisht punon si mësuese në një shkollë 9-vjecare në Farkë të Vogël.

Si e vlerësoni paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes?

Shumë mirë, një paraqitje dinjitoze, dhe për shumë pak ikën dhe shumë medalje te tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë mendoni se i penalizoi sportistët e tjerë shqiptarë për të arritur rezultate më të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mund të flas për punën e sportistëve. Garat kanë të pa pritura.

A ishte e pritshme nga ana juaj të shpalleshit kampione bote duke qenë se vinit pas një skualifikimi?

Sportisti gjithmon sulmon më të mirën dhe pritshmëria ime ka qenë përherë të jem në podiumet Europiane dhe Botërore se kam 1 vit që po stervitem për këtë garë.

A ndikoi mungesa e fizioterapistit në paraqitjen tuaj?

Normal është një munges shumë e madhe.

A është ky kulmi i karrierës së Romela Begajt?

Jo jam shumë kërkuese nga ana ime.

Si e vlerësoni incidentin me flamurin shqiptar, mendoni se duhet t’i kushtojmë më tepër rëndësi imazhit?

Vërtet imazhi është ambasadori për përfaqësimin e Shqiperisë në të gjitha aspektet e vendit, por nuk është përgjegjësia ime.

Përsa i përket Kampionatit Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri, a mendoni se vendi ynë i ka kapacitetet për mbarëvajtjen e këtij eventi?

Normal që po,  sepse vendi ynë i ka arritur prishmeritë për organizimin e 2 Europianëve.

Tashmë që u shpallët kampione bote, çfarë prisni përsa i perket trajtimit financiar dhe shpërblimeve?

Mbështetje, dhe është nje hap i mirë për sportin shqiptar.

Përsa i përket kushteve të stërvitjes, a jane ato të përshtatshme për sportistët shqiptarë?

Jo, prandaj detyrohemi të ikim në vendet te tjera.

Ku punon aktualisht Romela Begaj, dhe cilat janë ambiciet e saj për të ardhmen?

Unë punoj si Mësuese në një shkollë 9-vjecare në Farkë të Vogël, ku dua t’i përshëndes dhe kolektivin tim. Ambiciet e mia janë të shumta ku më e afërta është Europiani në Shqiperi dhe ta përfaqësoj sa më denjësisht./Marrë nga ApleNews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?