Belgjika e frikshme, e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Brazilit (VIDEO)

Belgjika i mbyll në avantazh 2-0 45 minutat e para ndaj Brazilit.

De Bruyne dha sinjalin e parë me një goditje nga distanca në minutën e 2-të, por ishte e lehtë, duke përfunduar jashtë kuadratit. Reagimi i “Selecaos” ishte i menjëhershëm me Thiago Silvën që tronditi shtyllën në minutën e 8-të, me një goditje me kokë brenda zonës. Belgjika kaloi në avantazh ndaj “Selecaos” që në minutën e 13-të, pasi mbrojtësi Fernandinho e ka dërguar topin në rrjetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Alisson. Ekipi i Tites shton presionin, duke vendosur në disa raste në provë portierin Courtois, i cili dhuron spektakël me disa grushtime fantastike.

Në momentin më të rrezikshëm të “Selecaos”, Belgjika shënoi një tjetër gol, me një kundërsulm vrastar. Në minutën e 31-të, skuadra e Martinez shënoi një super gol me De Bruyne, i cili mori një pasim mjaft të mirë dhe më pas lëshoi një të djathtë të hidhur që përfundoi në cepin e portës së Alisson. Brazilianët nuk humbin besimin, dhe provojnë me Coutinhon në hyrje të zonës, por sërish është portieri belg që e ndal. Ndërkohë në krahun tjetër De Bruyne vendos në vështirësi Alisson me një tentativë nga një goditje dënimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?