FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belotti konfirmon sezonin e shkëlqyer, mbyllet me dasmë në qershor

Sulmuesi i Torinës, Andrea Belotti, në qershor do t’i japë fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën e tij Giorgia. Në një intervistë ekskluzive për “Chi” bomberi italian u shpreh: “I kërkova Giorgia-s të martohemi duke u ulur në gjunjë përpara saj.”

23-vjeçari që këtë sezon ka mrekulluar Seria A me 25-së gola të shënuara kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit pritet të kalojë një verë të nxehtë si në anën profesionale dhe atë të jetës private.

Andrea-Belotti-e-Giorgia-Duro-Ph.-Ufficio-Stampa-Match-Picture-Italia
Në fillim është ceremonia e martesës më datë 15 qershor dhe më pas në muajt e verës pritet të ketë një telenovelë të gjatë përsa i përket të ardhmes së tij kur shumë skuadra janë të interesuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon vendit ku do zhvillohet ceremonia martesore e zbulon e fejuara Giorgia. “Unë do të kisha pranuar edhe në Bergamo, ku ai ka lindur, por Andrea këmbënguli sepse në Palermo ka lindur dashuria jonë dhe aty nisi gjithçka. Në Siçili do të bëhemi burrë dhe grua.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?