Berisha ka rifituar besimin e Gasperinit, tjetër ndeshje pozitive
Edhe pse ka pësuar gol në minutën e tretë, Etrit Berisha është treguar vendimtar në minutat e tjera të ndeshjes Bologna – Atalanta, e cila përfundoi me rezultatin 1-2. Portieri i kombëtares kuqezi arriti që të mbronte rezultatin e krijuar nga Mancini dhe Zapata, të cilët shënuan në pjesën e dytë në minutat 57 dhe 70 duke përmbysur shifrat ndaj skuadrës vendase.
Në minutën e 80 gardiani shqiptar i ndali goditjen e rrezikshme sulmuesit Palacio, i cili nuk mundi ta çonte topin në rrjetë. Berisha në këtë takim u luajti ndeshjen e dytë radhazi nga minuta e parë pas disa ndeshjesh mungesë, duke qenë dhe vendimtar në këtë fitore që i jep tri pikë me vlera Atalanta-s në renditjen e Serie A pas javës së njëmbëdhjetë. Ai u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane për pritjet e bëra në minutat e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

