FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berlusconi: E kam ditur që Milani ka probleme financiare, pa Champions 100 mln euro humbje

Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për Milanin i cili në këto momente nuk po kalon aspak një periudhë të mirë. Ish-presidenti i “djallit” njofton se nëse ekipi vijon me këtë ecuri do të ketë probleme të mëdha financiare.

“E kam ditur që ka disa probleme financiare. Më shqetëson shumë heshtja e z. Li. Nëse gjërat vijojnë të shkojnë kaq keq, është e vërtetë që në pranverë skuadrën mund ta marrë përsipër fondi ‘Elliot’, por problemet financiare nuk zhduken”, tha Berlusconi.

Ish presidenti i kuqezinjve thekson se nëse kuqezinjtë nuk do t’ia dalin të kualifikohen në Champions League, atëherë situata ekonomike do të jetë shumë alarmante.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse gjërat do të shkojnë keq dhe nuk do të kualifikohemi në Champions, atëherë e ardhmja do të jetë e zymtë. Edhe pse skuadrën mund ta marrë fondi ‘Elliot’, sërish bilancit do t’i shtohet një humbje prej më tepër se 100 milionë eurosh dhe kjo gropë do të kërkojë vite që të mbyllet”, tha Berlusconi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?