FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bernardo Silva do të vendosë për ekipin e ardhshëm para Kupës së Botës

Merkatoja e verës ende nuk ka nisur zyrtarisht, por një nga emrat më të përfolur mbetet ai i Bernardo Silva. Mesfushori portugez pritet të largohet nga Manchester City pas nëntë sezonesh, duke u kthyer menjëherë në objektiv për disa klube të mëdha europiane.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Juventus është skuadra që ka lëvizur më konkretisht në Itali për të siguruar shërbimet e lojtarit. Megjithatë, bardhezinjtë nuk do të kenë konkurrencën e Benfica, pasi vetë Silva ka përjashtuar një rikthim të menjëhershëm te klubi ku debutoi si profesionist në vitin 2013.

Në një intervistë për Canal 11, Bernardo Silva deklaroi: “Ka pasur kontakte, por kam thënë jo. Do të doja të rikthehesha te Benfica, por në një moment tjetër të karrierës sime. Shpresoj që atëherë të më mirëpresin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Juventusit, në garë për kartonin e portugezit mbeten edhe Barcelona dhe Atletico Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë lojtari ka bërë të ditur se vendimi për skuadrën e re do të merret shumë shpejt: “Plani është të zgjedh ekipin tim të ardhshëm para se të nisem për Kupën e Botës me Portugalinë.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?