Betis surprizon Milanin në “San Siro”, Arsenali i falet Welbeck (VIDEO)
Milani pëson disfatën e dytë brenda katër ditëve në “San Siro”. Pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Interit në derbi, kuqezinjtë janë mposhtur 1-2 në sfidën e tretë në grupet e Europa League nga ekipi i Betisit. Skuadra spanjolle arriti që të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 30-të, teksa pas një aksioni nga krahu i majtë Sanabria gabon nga dalja e gabuar e Reinës duke e dërguar topin në rrjetë. Kuqezinjtë jo vetëm që nuk reaguan, por në fillimin e fraksionit të dytë pësuan edhe golin e dytë.
Në minutën e 54-të, Lo Celso lëshoi një predhë me të majtën nga një distancë prej 25 metrash duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit të Milanit. Reagimi i ekipit të Gattusos vjen 7 minuta nga fundit, teksa Cutrone dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi shumë të bukur të Castiillejo. Ky i fundit u bë protagonist në minutën e katër shtesë, pasi u largua me karton të kuq pas një faulli të rëndë ndaj kundërshtarit. Betis me këtë fitore ngjitet në krye të Grupit F me 7 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.
Një fitore të rëndësishme 0-1 dhe me shumë vuajtje mori edhe Arsenali në transfertën e vështirë ndaj Sportingut të Lisbonës. Goli i vetëm për ekipin e drejtuar nga Unay Emery u shënua nga Danny Welbeck. Sulmuesi anglez shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes vendase, duke goditur shumë saktë me të djathtën. Arsenali qëndron me pikë të plota në Grupin E, e ndjekur nga Sportingu me 6 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

