Bicaj përmbys për dy minuta Tiranën, bardhebluve nuk u mjafton “perla” e Hasanit (VIDEO)
Nuk ka fund kriza të skuadra e Tiranës. Skuadra e Memës ka pësuar humbjen e radhës në kampionat 2-1 nga Teuta, në duelin e luajtur në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Ndeshja nisi me disa minuta vonesë për shkak të një parulle të fansave të Tiranës ndaj presidentit Halili, e cila u hoq më pas.
Në minutën e 27-të, bardheblutë kaluan të parët në avantazh me një super gol të Hajdarit nga goditja e këndit, duke befasuar portierin Isli Hidi, i cili nuk arriti që ta largonte topin. Reagimi i Tiranës vjen në pjesën e dytë, teksa në minutën e 70-të, Bicaj përfiton nga një rrëmujë në zonën e bardhebluve për ta shtyrë topin në rrjetë. Dy minuta më pas një tjetër goditje standarde, Bicaj do të shënonte golin e dytë personal.
Tirana mbetet në vendin e 7-të me vetëm 9 pikë, ndërkohë që Teuta ngjitet në kuotën e 18 pikëve. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

