Blenë bileta për të parë Ronaldon, tifozët koreanë marrin dëmshpërblim

Cristiano Ronaldo është sensacion i vërtet në rrjetet sociale, teksa numëron me miliona fansa në të gjithë botën. Agjencia koreane, “The Fasta”, verën e kaluar në kuadër të një miqësore midis ekipit vendas Seul dhe kampione të Italisë kishte filluar të shiste biletat e ndeshjes, duke lënë të nënkuptojë se kishte një marrëveshje me Cristiano Ronaldon që do të luante të paktën 45 minuta.

Ronaldo në Azi është padyshim një idhull që ka miliona fansa që e ndjekin përditë, kështu që pjesë e 65 mijë biletave të stadiumit që disponoheshin nga agjencia u zhdukën për pak orë.  Por për fat të keq të tifozëve dhe tani të agjencisë, sulmuesi nuk luajti asnjë minutë në atë ndeshje, që ndoqi në stol për shkak të një problemi muskulor.

Zhgënjimi i fansave ishte i madh, por disa vendosën të ndërmerrnin rrugën ligjore. Sot, sipas mediave aziatike një gjykatës i ka dhënë të drejtë 2 padi kërkuesve, duke vendosur për to  tyre 282 euro secili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?