Blerjet e reja nisin të japin efekt, Chelsea shkatërron Burnley-in (VIDEO)
Chelsea rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League, pas dy barazimeve radhazi. Blutë e Londrës fituan me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Burnley-t.
Blerja e re, Hakim Ziyech zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, me një të majtë të saktë në hyrje të zonës. Në minutën e 63-të, mbrojtësi Zouma dyfishoi shifrat, ndërkohë që Timo Werner do të vuloste sfidën 7 minuta më pas.
Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë, 1 më pak se Everton dhe Liverpooli.
KOHA JONË SONDAZH

