FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boateng përfundon nën hetim për plagosjen e ish të dashurës

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë, pasi rezultatet e ekzaminimit të autopsisë zbuluan që modelja kishte një vesh të këputur. Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayernit, pas ndeshjes së fituar 4-1 në “Olimpico” kundër Lazios.

Lajmi u raportua nga “Bild”, që citon fjalët e kryeprokurores, Anne Leiding: “Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse ne kemi marrë informacione të reja në kuadër të hetimit për vdekjen që ndodhi në Berlin, që mund të japë indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”.

Sipas raporteve, Boateng, 32 vjeç, po hetohej për një lob të dyshuar të shqyer të veshit të pësuar nga Kasia

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhet e dëmtimit u shpërndanë në mediat sociale para se të fshiheshin me shpejtësi pak para se Kasia të gjendej në apartamentin e saj në Berlin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?