FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bomba e merkatos, Besiktas do Cikalleshin

Bomba e merkatos së lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në këtë verë mund të vijë nga Turqia. Besiktas është në kërkim të Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga gjigandët turq të cilët po interesohen seriozisht të bëjnë të vetin sulmuesin kavajas.

Skuadra e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Bashaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktas sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Besiktas dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt.

Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet. Nëse kjo marrëveshje bëhet e mundur, Cikalleshi mund të përfitojë rreth 1 milion $ në sezon dhe pritet të ketë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e cila sapo u shpall kampione e Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?