FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Anglia: De Gea mund të transferohet falas te Juventusi

Jose Mourinhos ka frikë se De Gea mund të largohet në fund të këtij sezoni te Juventusi. Portieri spanjoll ka hezituar të nënshkruajë një zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila skadon verën e vitit 2019, por mund të ketë fuqi ligjore automatikisht edhe një vit, nëse duan “Djajtë e Kuq”, sipas klauzolës përkatëse.

Pas transferimit të Ronaldos, shumë talente të futbollit evropian duan që të transferohen te bardhezinjtë. United mund të pranojë që ta shesë me një çmim të ulët për të mos rrezikohet që ta shesë me një çmim të lirë.

27 vjeç, është i vetëdijshëm se gjigantët e Torinos e duan atë, kur marrëveshja e tij të skadojë verën e ardhshme. Manchester United ka mundësinë ta zgjerojnë atë edhe për një vit të mëtejshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, një burim nga “Old Trafford”, pranoi: “De Gea luajti kundër klubit të tij të ardhshëm, të martën. Juventusi është një klub ekspert për marrëveshje inteligjente. Nëse Manchester United nuk e shet atë në verë, Juventusi do të presë deri në fund të kontratës së portierit spanjoll”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, është i gatshëm të presë për të blerë një nga portierët më të mirë në botë, me parametra zero. Një lëvizje që mund të jetë e ngjashme me atë të Pogba disa vite më parë, por në një moshë shumë të re.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?