Bomba nga Argjentina/ Messi dhe babai i tij përfundojnë nën hetim për pastrim parash

Nuk ka paqe për yjet e futbollit. Pas Cristiano Ronaldos i cili akuzohet për përdhunim dhe është në një çështje gjyqësore, listës së futbollistëve të mëdhenj që akuzohen për veprime të paligjshme u është shtuar edhe Lionel Messi. Në mënyrë surprizë në një moment që askush se priste, 5-herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar në qendër të ciklonit pasi akuzohet nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë.

Prokurori Pablo Turano e akuzon Messin për pastrim parash nëpërmjet fondacionit të tij që mban emrin e yllit argjentinas. Në qendër të akuzave ka përfunduar edhe babai i Messit Jorge Horacio, i cili po hetohet për dhurimet e parave që janë bërë në vetë fondacionin Messi nga shoqata të tjera bamirësie.

Që prokuroria të hapte këtë hetim ka menduar vetë një bashkëpunues me fondacionin Messi i cili ka folur për manovra të çuditshme të parave të përfituara të cilat nuk janë përdorur më pas në projekte sociale siç thuhet në statutin e fondacionit. Këto akuza janë hedhur menjëherë poshtë nga përfaqësuesi ligjor i Lionel Messit i cili ka deklaruar se denoncimi i bërë kundrejt sulmuesit të Barcelonës është i pabazë dhe nuk ka asnjë fakt që cënon emrin e 31-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?