“Bomba” nga Spanja, PSG bën gati 270 milionë euro për Coutinhon

Një tjetër transferim i bujshëm mund t ndodh shumë shpejt në merkato europiane pas atij të Neymar sezonin e kaluar, dhe të Cristiano Ronaldos këtë vit te Juventus. PSG është gati për të bërë një ofertë të frikshme për Philippe Coutinho-n e Barcelonës.

Një vit më parë drejtuesit e kampionëve të Francës firmosën me Neymar Jr, duke paguar klauzolën e largimit të brazilianit nga Barça që kapte shifrën e 222 milionë eurove dhe duke thyer kështu çdo rekord në merkaton e transferimeve. Tashmë PSG synon të bashkojë në ekip dy yjet e Brazilit Neymar dhe Coutinhon. Parizienët janë hedhur në sulm për ish-lojtarin e Liverpoolit për të cilin janë të gatshëm t’i ofrojnë Barcelonës plot 270 milionë euro një shifër rekord kjo, me Barcelonën që 6 muaj më parë firmosi me lojtarin për 110 milionë euro plus bonuset.

Vështirë se Barcelona do të privohet nga një tjetër yll megjithatë, por kur bëhet fjalë për PSG asgjë nuk është e pamundur. Kante dhe Coutinho janë dy objektivat e parizienëve në këtë merkato për të blinduar mesfushën. Klauzola e largimit të Coutinhos nga Barcelona është 400 milionë euro dhe nëse katalanët nuk pranojnë ofertën prej 270 milionë eurosh vështirë se PSG do të veprojë ashtu siç bëri me Neymar për të transferuar edhe Coutinhon në kryeqytetin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?