Zbulohet lënda që kanë përdorur lojtarët rus për të përmirësuar performancën e tyre

Dyshimet e dopingut vijojnë të shoqërojnë sportin rus. Akuza e radhës vjen nga gazeta “Süddeutsche Zeitung”, duke ngritur hipoteza për skuadrën mikpritëse të Kupës së Botës”.

Në një raport mbi metodat e përmirësimit të performancës, Federata Ruse pranoi për gazetën bavareze, se para të hynin të fushën e lojës, një nga zëvendësuarit e ekipit të Cherchesov kishte vendosur amoniak në një top pambuku.

Amoniaku nuk është klasifikuar si një substancë e ndaluar në rregullat ndërkombëtare anti-doping, por siguron përfitime fizike: stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson rrjedhën e oksigjenit në gjak. “Federata Ruse veproi sikur të ishte diçka e zakonshme si përdorimi i shampos në dush,” shkruan Suddeutsche Zeitung.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta “Bild” ndërkohë ka denoncuar gjithashtu sjelljen e futbollistëve rus gjatë ndeshjes me Kroacinë, teksa nga pamjet e televizioneve publike ARD dhe -Das Erste mund të shihen qartë se futbollistët rus kanë përdorur amoniak. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?