Braçe ironizon Dukën: Nuk kandidoj! Nuk ua bëj pulave …

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së sot është mbledhur për të përcaktuar datën 7 shkurt si ditën ku do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF. Kjo ngjarje është trajtuar edhe politikisht nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili njihet si një kundërshtar i presidentit në detyrë, Armand Duka.

Shpesh herë mes tyre ka pasur përplasje në rrjetet sociale me deklarata dhe kundërdeklarata.

“Nuk është ashtu siç duket! Po flisnim për futboll, këtë tonin! I thashë: Nuk kandidoj! Nuk ua bëj pulave këtë se quhet ndërhyrje politike e qeverisë, kapje!”, shkruan Braçe në një postim në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?