FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brazil/ Stafi i Mercedez qëllohet me armë dhe grabitet, deklarata e Hamilton është shokuese

Gara e radhës e Formula 1 do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Brazil, ku ndodhi një incident i paprecedent në garat e këtij sporti.

Ekipi i bolidit të Mercedeiit ishte jashtë pistës “Interlagos” kur disa persona gjuajtën me armë në drejtim të tyre.

Kështu së paku ka pohuar sot Lewis Hamilton duke thënë se të shtënat erdhën gjatë grabitjes së minibusit që po barte stafin teknik të skuterisë së ekipit gjerman gjatë natës së premte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa pjesëtar të stafit tim hasën në të shtëna armësh në shtegun e pistës së Brazilit. U gjuajt me armë në drejtim të tyre dhe njërit prej tyre iu vendos arma në kokë. Kjo është shqetësuese për ta dëgjuar”, ka shkruar ndër të tjerash Hamilton në llogarinë personale të Twitterit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më vonë shtoi se e njëjta gjë ndodh pothuajse çdo vit në shtetin brazilian dhe se duhet të ndërmerret në lidhje me këto gjëra të tmerrshme.

“Kjo ndodh çdo vit këtu. F1 dhe ekipet duhet të bëjnë më shumë, nuk ka asnjë justifikim!”, shkroi britaniku.

Formula 1 është në Brazil për garën e parafundit të sezonit 2017, ku Hamilton tashmë është kurorëzuar me titullin e kampionit të botës.

Theksojmë se Mercedes ka konfirmuar se disa gjëra të vlefshme janë vjedhur në këtë incident, por fatmirësisht i gjithë personeli kanë shpëtuar pa ndonjë dëmtim.

Kujtojmë se një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe vitin e kaluar që përfshinte personelin e Mercedesit, kur një anëtar i ekipit ishte grabitur me armë nga dy burra para garës në Mexico City.

ImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?