Brdaric: Fitorja ndaj Korabit si pikënisje edhe për kampionatin!
Vllaznia u rikthye te fitorja pas pesë ndeshjesh. Kuqeblutë iu falën golit të Krujës për të fituar 1-0 në “Loro Boriçi” kundër Korabit, triumf që solli kalimin e ekipit shkodran në gjysmëfinalet e Kupës. Trajneri Thomas Brdaric pas ndeshjes theksoi se fitorja ishte gjëja që vlente më shumë.
“Sot vlente vetëm fitorja, ishte e vështirë dhe e mundimshme, por unë pashë shumë elemente pozitivë sot dhe mund të shërbejë si një pikënisje për të bërë mirë më tej.
U munduam të çajmë nga krahët dhe të krijojmë shanse për shënim dhe në momente të tilla duhet të gjesh golin e dytë sepse në raste të tilla mund të ndëshkohesh siç mund të ndodhte në fund.
Kështu luajmë ne ky është stili ynë dhe këtë mënyrë kemi zgjedhur. Duam të dominojmë lojën, të vendosim kundërshtarin në presion dhe të çajmë me pasimet tona. Korabi u tërhoq shumë sot.
Jemi munduar të qëndrojmë me këmbë në tokë edhe kur po fitonim. Jemi munduar të përmbahemi edhe në festën pas ndeshjes. Ka momente kur feston pak dhe ka momente kur feston shumë”, u shpreh Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

