FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Broja dëmtohet te Vitesse, rënkon nga dhimbjet (VIDEO)

Vitesse triumfoi 1-3 në fushën e Utrecht, teksa Armando Broja e nisi ndeshjen titullar si gjithmonë. 19-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 72-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.

Sulmuesi shtatlartë u rrëzua keq gjatë një dyluftimi në zonë dhe trajneri e zëvendësoi menjëherë me Huisman. Bomberi u dëgjua duke rënkuar nga dhimbjet pasi u rrëzua.

Lojtari nga Malësia e Madhe po kalonte një formë të mirë dhe po priste me padurim grumbullimin me kombëtaren kuqezi. Kontrollet mjekësore do të evidentojnë edhe shkallën e dëmtimit në orët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?