Buffon flet për episodin e Zidane me Materazzin: E paralajmërova arbitrin … ishte edhe faji im

Legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon, ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të historisë së futbollit, finalen e Kupws sw Botws 2006, ku Italia u shpall kampione pas triumfit ndaj Francës.

Në një intervistë për The Guardian, pas publikimit të librit të tij “Saved”, Buffon ndalet te episodi i famshëm i përjashtimit të Zinedine Zidane, duke zbuluar detaje nga ajo natë historike.

Portieri kujton fillimisht pritjen spektakolare ndaj goditjes me kokë të Zidane në kohën shtesë: “Kur goditi topin, e bëri me një forcë të jashtëzakonshme, pothuajse si ta kishte goditur me këmbë. Ishte shumë i shpejtë dhe ai ishte i bindur se do të shënonte. U zhgënjye që e ndala, por si kampion i madh që është, besoj se e vlerësoi pritjen time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buffon zbulon gjithashtu rolin e tij në momentin që çoi në kartonin e kuq për francezin, pas goditjes me kokë ndaj Marco Materazzi. “Isha rreth 15 metra larg dhe dëgjova goditjen. Nëse do t’ia bënte dikujt tjetër, mund ta kishte lënë pa ndjenja. Anësori nuk e pa, unë isha i vetmi. Vrapova drejt arbitrit… Materazzi ishte në tokë, Zidane i palëvizshëm dhe loja u ndal”, rrëfen ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për ndërhyrjen e tij, Buffon pranon me sinqeritet: “Ishte edhe faji im…”.

Sot në rolin e drejtuesit, ish-kapiteni i Italisë ndalet edhe te kriza e përfaqësueses “axurre”, që ka dështuar të kualifikohet në tre Botërorë radhazi.

“Është shumë e dhimbshme. Duhet të kuptojmë arsyet dhe të ndryshojmë, përndryshe ky problem do të vazhdojë”, theksoi ai, duke ngritur alarmin për të ardhmen e futbollit italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?