Buffon flet për rikthimin në Champions: Kam vuajtur duke qëndruar jashtë
Gianluigi Buffon do të mbrojë portën e PSG-së dhe do të rikthehet në Champions pas natës së Madridit ku u skualifikua për tre ndeshje.
“A munden mbeturinat? Ka dalë nga imagjinata ime. Nuk dija ç’të thosha, kisha një djall që me kishte kapur për flokësh dhe doli jashtë Buffon-i i Carrara-s. Kam vuajtur duke qëndruar jashtë.
Dueli ndaj Napolit? Do të jetë një ndeshje delikate, ndaj një kundërshtari që ka nivel të lartë. Ardhja e Carlo Ancelotti-t ka bërë që skuadra të marrë një tjetër tip dhe të ketë vetdijshmëri më të madhe se më parë, pasi nuk ka qenë e qartë.
Favoritët në Champiosn? Janë 2-3 favorite: nuk mund të anashkalojmë Barcelona-n që ka vendin e parë, por edhe lojtarë të nivelit botëror si Messi. Më pas është dhe Juve, që gjatë viteve të fundit ka konsoliduar nivelin e saj sidomos pas mbërritjes së Ronaldo-s.
E ardhmja? Nuk dua të më jepni datë kadence, por dua të luaj deri në momentin që do të jem konkurrues. Deri kur të kem fatin për të luajtur, pasi të kesh këtë mundësi duhet të ecësh përpara. Për të ndaluar ka kohë”, deklaroi Buffon.
KOHA JONË SONDAZH

