Buffon me deklaratë të çuditshme: Inter, më i mirë se Barcelona dhe Real Madrid

Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit, pas takimit me Sasuolon ka lëshuar një deklaratë disi të çuditshme përsa i përket ndeshjes së ardhshme. Bardhezinjtë do të presin Interin në “Juventus Stadium” në takimin më të ndezur të Italisë, Derby d’Italia.

Buffon për Sky Sport: “Tani kemi ndeshjen kundër Inter, që momentalisht është më mirë se Real Madrid dhe Barcelona. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kemi shumë respekt për ta. Inter është një ekip shumë i fortë, ata e treguan këtë edhe gjatë fazës së parë.”

Zikaltërit pas një nisje të dobët të kampionatit, javët e fundit kanë arritur të marrin 7-të fitore rradhazi duke u ngjitur në vendin e 4 me -9 pikë nga Juventus. Pavarësisht kësaj kjo duket si një “dredhi” e kapitenit Juventin, i cili kërkon të kalojë presionin në skuadrën kundërshtare, pasi siç po e tregon kampionati bardhezinjtë janë një kockë e fortë që nuk mund të kapërdihet nga askush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, një derbi asnjëherë nuk i dihet pasi për t’a fituar nuk mjafton vetëm cilësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndeshjen e parë të luajtur mes këtyre skuadrave në “Guizeppe Meazza”, Interi doli fitues me rezultatin 2-1 duke fituar me përmbysje falë golave të Icardit dhe Perisiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?