Buffon merr te PSG-ja edhe yllin tjetër të Juventusit

Ditën e djeshme portieri legjendar i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon është prezantuar si futbollist i ri i kampionëve të Francës, PSG.

Megjithatë, 40-vjeçari mund të mos jetë i vetmi përforcim i i PSG-së nga skuadra e Juventusit, gjatë kësaj merkato vere.

Mediat italiane raportojnë se ardhja e Buffon në Francë mund të shoqërohet edhe me transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast të blerjes së Christiano Ronaldos nga Real Madridi, bardhezinjtë do të jenë të detyruar të shesin një yll për të ruajtur bilancin pozitiv financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, PSG shpreson që Buffon mund ta bindë Sandron të nënshkruajë në Parc des Princes duke përfituar nga miqësia që kanë dy lojtarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?