FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buffon: Pas Kupës së Botës do largohem nga futbolli

Gianluigi Buffon edhe një herë tjetër e ka konfirmuar se do të largohet nga futbolli pas Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se vetëm nëse i premtohet triumfi në Ligën e Kampionëve do të bënte që ai të shtynte pensionin.

Në të kundërtën, italiani thotë se pas Kupës së Botës do të largohet nga futbolli për t’ia lënë vendin portierit Wojciech Szczesny.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj për ndryshimin e mendimit, sepse jam shumë i sigurt. E vetmja mënyrë për të ndërruar vendimin do të ishte triumfi në Ligën e Kampionëve”, tha Buffon për Sky.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me një portier si Szczesny mbrapa meje, është normale që ai do të më zëvendësojë vitin tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?