Buffon prezantohet te PSG: Dua të tregoj se jam ende një portier i madh
Ganluigi Buffon është shfaqur i entuziazmuar në aventurën e re me PSG. Pas 17 vitesh te Juventusi, një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit është gati për një etap të re në karrierën e tij.
“Jam i entuziazmuar për këtë sipërmarrje të re, e cila më jep një energji të veçantë. Jam këtu për entuziazmin e tifozëve, për mjedisin dhe magjinë e Parisit. Presidenti më kërkoi me forcë, kur po planifikoja të ardhmen time. Ftesa për të luajtur këtu ishte një surprizë për mua në fillim të majit. Ndjeva se kisha diçka të rëndësishme për të dhënë, ndoshta edhe nga fakti se gjithmonë dëshiroj të mësoj diçka të re.
Dua të provoj se jam ende një portier i madh dhe jam i sigurt se do ta dëshmoj këtë. Deri në këtë vit kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, kështu që kam qenë konkurrues në nivelin më të lartë. Unë dua të luaj deri sa të jem në gjendje të bëj mirë. Pse të ndaloj, për sa kohë që mund të provoj të jem ndër portierët më të mirë.
Champions League? Është një objektiv madhor, që na bashkon mua dhe PSG, por jo një obsesion. Këtu mendoj se mund të rritem, ndërsa klubi ende mund të përmirësohet, ndaj le të aspirojnë për ta fituar këtë trofe. Champions-i është një nga objektivat më të rëndësishëm në futboll.
Skualifikimi nga UEFA? Për mua kjo nuk peshojnë në zgjedhje, ju duhet të pyesni klubin. I respektoj vendimin e UEFA-s, aq më tepër tani, që zemërimi i asaj ndeshjeje ka kaluar”, deklaroi Buffon.

KOHA JONË SONDAZH

