Bushi publikon listën e Shpresave, surprizë mungesa e sulmuesit më të mirë
Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Alban Bushi, ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve në Europianin e kësaj grupmoshe, ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës.
Ajo që bie në sy është prania e vetëm 6 futbollistëve nga kampionati shqiptar, ku dy prej tyre janë nga Tirana e Kategorisë së Parë.
Megjithatë, nuk mungojnë emra që janë larguar së fundmi nga Superiorja si Ramadani e Hebaj.
Në krahasim me grumbullimin e kaluar të përfaqësueses për sfidën me Estoninë, në radhët e kuqezinjve mungojnë Taulant Seferi, Sherif Kallaku, Agim Zeka, Ardit Krymi, Federiko Zenuni, Regi Lushkja dhe Grent Halili.
Mungesa më e madhe është ajo e Rey Manaj, të cilën Bushi e shpjegon kështu: “Manaj nuk është pjesë e këtij grumbullimi sepse ka pak minuta dhe për këtë arsye nuk e kam grumbulluar, por ai është pjesë e përfaqësues Shpresa dhe e ekipit të parë”.
Shqipëria luan më datë 31 gusht në Irlandën e Veriut, ndërsa më datë 4 shtator përballet me Islandën po në transfertë.
Lista e Shpresave
Portierë: Elhan Kastrati (Teuta), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Gentian Selmani (Laçi)
Mbrojtës: Ardit Toli (Olimpiakos U-19), Bardhec Bytyqi (Alborg), Shaqir Tafa (Monopoli), Leonardo Maloku (Santarkanxhelo), Marlind Nuriu (Tirana), Albi Doka (Tirana), Kristjan Bushaj (Panionios), Irlian Ceka (Sambenedeteze), Arjan Qollaku (Grasshoper)
Mesfushorë: Emanuele Ndoj (Breshia), Elvir Maloku (AEK Larnaka), Keidi Bare (Atletiko Madrid B), Qazim Laçi (Ajacio), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Velje BK)
Sulmues: Fiorin Durmishaj (Panionios), Valdrin Mustafa (Kaizerslautern U-19), Rubin Hebaj (Domzhale)
KOHA JONË SONDAZH

