“Buzëqesh” Pioli, arkitekti i mesfushës është gati që të luajë në fundjavë

Sandro Tonali i jep lajme fantastike Milanit. Mesfushori italian është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet që të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për sfidën ndaj Atalantës.

Tonali është stërvitur me grupin në seancat e fundit dhe duket e ka lënë pas krahëve dëmtimin. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mesfushori nuk ka më dhimbje dhe mund të zbresë në fushë.

Milani do të ketë një duel të vështirë ndaj Atalantës në fundjavë dhe ndihma e tij është mëse e nevojshme. Pioli mund ta mbajë në pankinë për ta hedhur në fushë nëse ekipi do të dojë mbështetjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?