Bylisi mund me dy gola Laçin në sfidën e parë, më pranë çerekfinales
Bylisi dhe Laçi zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në “Adush Muça” të Ballshit, por në fund do të ishin vendasit që do të fitonin 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me autorë Shkallën dhe Ndrecën, por duhet pranuar se Bylisi e shndërroi në tabelë qitjeje Stazhillën, i cili rezistoi mirë deri në minutën e 68-të, kur mbrojtësi i ardhur nga Teuta devijoi me kokë, me topin që e kishte kaluar vijën fatale kur u kthye nga portieri i Laçit.
Laçit gjithsesi do të provojë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, edhe pse duhet të fitojë me dy gola ose më shumë diferencë.
KOHA JONË SONDAZH

