FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cana: Futbollit shqiptar nuk do t’i mungojë kurrë talenti

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për ceremoninë e tij të lamtumirës nga futbolli.

“Jeta vazhdon pas lënies së futbollit. Për të gjithë vjen moment kur përfundon karriera. Asnjëherë nuk je gati për të lënë pasionin, kurrë nuk ke dëshirë që të përfundojë, por është një moment që vjen për të gjithë”, deklaroi Cana, I cili shpjegoi edhe pse lamtumira u bë pikërisht në ndeshjen ndaj Italisë.

“Në plan ishte fillimisht mos ta linim vetëm me një ceremoni. Menduam pas Europianit për një miqësore ku të luaja pak, por nuk u krijuan kushtet dhe mundësia e fundit ishte ndeshja me Italinë. Ishte mundësia më e mirë e fundit. Po të kisha dalë pa djalin në fushë, nuk do isha emocionuar pasi kam 15 muaj që e kam lënë futbollin. Më emocionoi sepse isha me të në një stadium plot”, tha ish-kapiteni I kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cana u shpreh i bindur se futbollit shqiptar nuk i mungon talenti, por kushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Futbollit shqiptar nuk do i mungojë kurrë talenti. Thjesht duhet që të mos humbasim kohë. Vendet e tjera po zhvillohen duke ngritur struktura për të marrë më të mirën nga burimi njerëzor që kanë. Duhet të punojmë që kushtet që u ofrojmë fëmijëve të jenë të mira”, theksoi Lorik Cana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?