“Casillas është mirë, të hënën do të dalë nga spitali”

“Gjendja e Casillas është e mirë, ka shkuar gjithçka mirë. Ishim të shqetësuar, por për fatin e mirë, Iker është mirë dhe ekipi gjithashtu me të”. Kështu është shprehur Sergio Conceicao, trajneri i Portos, duke folur për gjendjen e portierit spanjoll, i cili vijon të jetë nën kujdesin mjekësor në spital

“Futbolli është pjesë e jetës, por jeta në fakt është gjëja më e rëndësishme mbi çdo gjë”, deklaroi strategu. Ditën e sotme në spital ka shkuar bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, dhe presidenti i Portos, Pinto da Costa.

“Është mirë dhe i qetë. Jemi duke ndjekur protokollin mjekësor dhe nuk mund të flasim shumë. Ideja kryesore është që ai të lërë spitalin ditën e hënë. Evolucioni i tij është shumë i mirë dhe do të shkojë sipas planit”, ka shpjeguar bashkëshortja e tij për mediat spanjolle. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

 

 

Real Madrid bën gati 540 milionë euro në merkato, ja emrat

Nëse Real Madrid dëshiron të përfundojë projektin e tij ambicioz për sezonin 2019-20, do të duhet të shpenzojë rreth 540 milionë euro për blerjet në merkato. Objektivat klubit spanjoll dhe Zidane janë identifikuar: Pogba, Hazard, Eriksen, Ndombele dhe Joviç të cilët do të bashkohen tashmë ka Militaos, i cili është transferimi i par zyrtar.

Operacioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë pritet të jetë afrimi i Paul Pogba, që sipas medieve në Angli, Manchester United do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për mesfushorin francez. Chelsea do 112 milionë për të lënë të lirë Eden Hazard, teksa 28-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020.

Për Christian Eriksen do të duhen mbi 100 milionë euro, por deri tani Reali ka ofruar deri në 85 milionë, duke mos e konsideruar danezin të të njëjtit kalibër si Pogba dhe Hazard. Gjithsesi vlera e tij mund të rritet nëse “Spurs” ia del të shkojë në finalen e Champions League. Sa i përket pistave Ndombele dhe Joviç  nuk duket se do të ketë shumë probleme, por fillimisht do të tentohen emrat e mëdhenj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

City dhe Liverpooli mund të luajnë në “playoff” për të fituar titullin

Manchester City dhe Liverpool po bëjnë një garë spektakolare për titullin kampion në Premier League, teksa me rimtin e treguar kanë lënë të kuptohet se gjithçka mund të vendoset edhe vetëm nga një gol. “The Reds” do të jenë të parët që do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj Neëcastle në një ndeshje, që nuk parashikohet aspak e thjeshtë. Skuadra e Pep Guardiolës ndërkohë do të presë Leicester të hënën, ndërkohë që në javën e fundit do të luajnë në transfertë ndaj Brighton, ndërkohë që Liverpooli do të presë Ëolves.  Nëse të dyja skuadrat do të fitojnë dy ndeshjet e mbetura, gjë që është më e mundura që të ndodhë, atëherë Cit do të kurorëzohej kampion me 98 pikë, ndërkohë që Liverpooli do të mbetej në vendin e dytë me 97 pikë. Por nëse të dyja ekipet e mbyllin në të njëjtën kuotë pikësh, atëherë do të futej në lojë golaverazhi. Për momentin “qytetarët” kanë shënuar 90 gola, ndërkohë që Liverpooli 84. Ata kanë një superioritet +4 nga skuadra e “The Reds” për diferencë golash.  Por çfarë mund të ndodhë nëse të dyja skuadrat do ta mbyllin edhe me golaverazh të njëjtë deri në fund të kampionatit. Do të ishte diçka e rrallë, por jo e pamundur. Le të shohim të gjitha rastet se kur mund të ndodhë një gjë e tillë:

City barazon në të dyja ndeshjet 0-0, Liverpool fiton 5-0 dhe mundet 2-1

City fiton 1-0 dhe mundet 1-0, Liverpooli fiton 4-0 dhe barazon 3-3

City barazon 0-0 dhe mundet 4-0, Liverpooli i barazon të dyja ndeshjet 3-3.

City mundet 3-0 dhe 2-0, Liverpooli barazon 3-3 dhe mundet 4-3

Në këtë mënyrë, “The Reds” do të kishin shanse të mira për të fituar titullin vetëm në rast se skuadra e Guardiolës do të mundej të paktën në njërën nga ndeshjet. “Play Off” për titullin kampion do të ishte “qershia mbi tortë” në një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?