FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Casillas fiton çmim ‘lojtari më i mirë në 28 vitet e fundit’, lë pas Messin dhe Ronaldon

Iker Casillas ka fituar trofeun “Golden Foot 2017”. Pas Gigi Buffon, që e fitoi këtë çmim në edicionin e vitit 2016, një tjetër portier ka fituar mirënjohjen prestigjioze që mund të fitohet vetëm një herë në jetë, duke lënë gjurmët e duarve të tij në Champions Promenade në lungomaren e Principatës së Monacos. Ato që dekretuan fituesin ishin votat e publikut, që preferoi Casillas mbi kandidatë si Pirlo, Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Me votat e tifozëve, Casillas ka lënë pas emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo, Messi, Neuer, Sergio Ramos, Robben, Thiago Silva, Suarez, Yaya Touré dhe Andrea Pirlo, duke pasuar kështu një tjetër portier në Champions Promenade.

Iker Casillas ka fituar Golden Foot 2017, çmim ky i jepet lojtarit më të mirë në 28 vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?