FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cassano: Icardi nuk do të kishte luajtur tek ai Inter

Ish-sulmuesi i Milanit, Interit, Antonio Cassano, është tërhequr përfundimisht nga futbolli këtë vit. Duke folur për “Il Secolo XIX”, Cassano ka thënë se skuadrat italiane nuk janë të mira aq sa duhet për të përvetësuar stilin e lojës të skuadrave të Guardiola-s. Sulmuesi argjentinas është një nga golashënuesit më të mirë në Itali, por Cassano është i bindur se ai nuk do të kishte arritur të merrte vendin e Ronaldo-s dhe Vierit tek ai Inter.

“Në 1999-ën, për shembull, kur unë fillova të luaja si futbollist profesionist kishte lojtarë, si Pirlo, Cozza dhe Baronio te Reggina, një skuadër që luftonte për mbijetesë. Çfarë ka ndryshuar që nga ajo kohë? Gjithçka e ka një cikël. Në atë kohë kishte shumë numra 10 në futbollin italian, si Baggio, Totti, Del Piero dhe unë, plus që kishte edhe mbrojtës shumë të mirë.

Në 2006-ën fituam Kupën e Botës duke luajtur me topa të gjatë drejt Luca Toni-t. Tani mbizotëron filozofia e Guardiola-s, por ka vetëm një Guardiola në botë. Futbolli italian nuk ka cilësinë e duhur për të luajtur në atë mënyrë. Nëse Icardi do të kishte qenë tek Inter në atë kohë, a do të kishte luajtur para Vieri-t dhe Ronaldo-s?”, ka deklaruar Cassano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?