FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceferin e konfirmon: Europiani i këtij viti do të zhvillohet me tifozë!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi që ndeshjet e “Euro 2020” që do të zhvillohet këtë verë të luhen pa tifozë. Për momentin 11 qytete kanë garantuar që mund të plotësojnë kushtet sanitare për të pritur tifozë verën e ardhshme në impiantet e tyre ndërkohë që në dyshim janë Dublini dhe Glasgoë pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike dhe pritet të mos lejojë praninë e tifozëve në një nga dy qytetet që mund të zgjidhet për të pritur ndeshje të Euro 2020.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Ceferin.

Euro 2020 ishte në program për t’u luajtur verën e kaluar por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në rang kombëtaresh pas Kupës së Botës do të startojë në 11 qershor të këtij viti dhe do të përfundojë më 12 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?