Ceferin: Kundër krijimit të Superligës Europiane, Championsi kompeticioni më i fortë në botë!
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar së fundmi në media për krijimin e Superligës Europiane, duke nënvizuar se qeveria e futbollit europiane është kundër krijimit të këtij kompeticioni.
“Ne e kemi bërë të qartë në disa raste se UEFA është plotësisht kundër krijimit të një Superlige. Parimet e solidaritet dhe promovimit nuk janë aspak të negociueshme. Ky sistem që kemi e bën futbollin europian që të funksionojë dhe Champions League kompeticionin më të fortë në botë”, shpjegoi presidenti në një deklaratë zyrtare.
Edhe FIFA gjithashtu ka dalë kundër këtij projekti që ka qarkulluar shpesh herë si një ide mes disa nga klubeve të mëdha europiane.
KOHA JONË SONDAZH

