Çekiçi i “shkel syrin” Rejës, shënon gol fantastik në Turqi (VIDEO)
Endri Çekiçi i jep sinjale të forta trajnerit Reja në prag të grumbullit të radhës. Mesfushori pogradecar gjeti golin në minutën e 63-të për skuadrën e tij, duke fiksuar shifrat në 3-0 dhe siguruar triumfin e skuadrës së tij ndaj Goztepe për javën e 30 të Superligës turke.
24-vjeçari finalizoi me sukses një aksion të rrjedhshëm për skuadrën e tij, duke lënë të shtangur portierin me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës.
Ky është goli i tretë në këtë sezon për Çekiçin, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste. Ankaragucu renditet në vendin e 17, aktualisht jashtë zonës së rënies.
https://twitter.com/i/status/1371068348302295040
KOHA JONË SONDAZH

