Champions League/ Napoli e nis me gol, kualifikimi peng i ndeshjes në Ukrainë (Video)

Janë duke u luajtur 8 përballjet e fundit në katër grupe të “Champions League” për të mësuar përfundimisht skuadrat që do të kualifikohen për në 16 më të mirat e Europës.

Në Grupin E asgjë nuk është e zgjidhur pasi edhe Liverpuli i vendit të parë me 9 pikë rrezikon të mbetet jashtë. Anglezëve iu duhet një barazim përballë rusëve të CSKA Moscow për të siguruar kualifikimin. Në takimin tjetër Sevillia përballet me Maribor në një ndeshje që nuk bën punë asgjë tjetër përveçse fitores. Skuadra sllovene ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Valon Ahmedi është më e lehta në letër për t’u mundur pasi ka vetëm 2 pikë.

Në Grupin F Manchester City ka siguruar vendin e parë ndërsa për të dytin gjithçka do të vendoset nga të dy ekipet. Për të shpresuar napoli duhet të mundë me patjetër Feynord, ndërsa në takimin tjetër ukrainasit e Shakhtar Donetsk duhet të humbasin përballë anglezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet Live

Swiss Digital Mobile Reklama

FC Porto 0 – 0 Monaco

Feyenoord 0 – 1 Napoli

2-Zielinski

Liverpool 0 – 0 Spartak Moscow

Maribor 0 – 0 Sevilla

RB Leipzig 0 – 0 Besiktas

Real Madrid 0 – 0 Dortmund

Shakhtar Donetsk 0 – 0 Manchester City

Tottenham 0 – 0 APOEL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?