Chelsea bën gati revolucionin në verë, Xabi Alonso gati të largojë 6 lojtarë

Një verë ndryshimesh të mëdha pritet në radhët e Chelsea. Sipas raportimeve të medias britanike Daily Mail, trajneri i ri i mundshëm, Xabi Alonso, ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe ka identifikuar disa futbollistë që nuk konsiderohen pjesë e planeve të tij.

Raportohet se gjashtë lojtarë janë vendosur në listën e transferimeve dhe mund të largohen gjatë merkatos së verës. Në këtë grup përfshihen Filip Jorgensen, Tosin Adarabioyo, Benoît Badiashile, Axel Disasi, Liam Delap dhe Alejandro Garnacho.

Vëmendje të veçantë po merr situata e Disasi, emri i të cilit rikthehet në radarët e Milanit. Mbrojtësi francez ishte ndjekur nga kuqezinjtë edhe gjatë merkatos së janarit dhe, sipas raportimeve, drejtuesit milanezë mund të rikthehen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea pritet të zhvillojë një merkato intensive, me largime dhe afrime të rëndësishme, teksa synon të rindërtojë skuadrën dhe të rikthehet mes pretendentëve kryesorë në futbollin anglez dhe europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?