FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea fiton me “poker” në Turqi, PSG i falet një super Moise Kean (VIDEO)

Chelsea dhe Paris SG nuk kanë gabuar në sfidat e dyta në grupe. Butë e Londrës triumfuan 4-0 në tranasfertën ndaj Krasnodar. Jorginho humbi penallti në minutën e 14-të, por Hudson-Odoi do të kalonte skuadrën e Lampard në minutën e 37-të. Në fraksionin e dytë Chelsea fitoi një tjetër 11-metërsh që do të kthehej në gol nga Timo Werner.

10 minuta nga fundi kishte kohë edhe për një gol nga Ziyech, që gjeti rrjetën e parë me fanellën e klubit londinez, ndërkohë që në limitet e kohë së rregullt do të shënonte edhe Pulisic.

PSG ndërkohë triumfoi pastër 2-0 në duelin ndaj skuadrës turke të Basaksehir. Njeriu i momentit është Moise Kean, i cili shënoi dy gola. Ish-sulmuesi i Juventusit nuk ka ndërmend të ndalet në ndeshjet e fundit, duke bërë që trajneri Tuchel të pendohet për deklarata se nuk mund të pritet shumë prej tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?