Chelsea fiton me “poker”, Xhaka shënon dhe ndëshkon Arsenalin (VIDEO)
Chelsea nuk e ka vuajtur aspak mungesën e Eden Hazard, teksa ka mposhtur Burnley me rezultatin e pastër 4-0. Ai që i ka zëvendësuar magjistarin belg ka qenë pikërisht Ross Barkley, i cili me një gol dhe dy asiste ka ndihmuar Blutë drejt fitores së shtatë në Premier League. Tashmë ekipi i Sarri-t ndodhen në vend të dytë të renditjes me vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.
Miqtë e gjetën golin e parë në minutën e 22-të falë sulmuesit spanjoll Alvaro Morata. Në minutën e 57-të, Barkley shënoi një gol shumë të bukur. Pesë minuta më pas erdhi goli që i dha fund shpresave të vendasve me Ëillian. Në fund ishte edhe Loftus-Cheek ai shënoi golin e katërt për Chelsea-n.
Crystal Palace i ka dhënë fund ecurisë me 11 fitore radhazi të Arsenal teksa ka barazuar në fund me ndeshjen që përfundoi 2-2. Ishte një sfidë fantastike e cila i kishte të gjitha dhe padyshim që Xhaka ishte protagonist me golin dhe faullin e shkaktuar në penalltinë e dytë të vendasve. Me këtë barazim Arsenal shkon në vendin e tij të preferuar, të katërtin. Mesfushori shqiptar ishte autor i një super goli, që i dha barazimin momental skuadrës së tij, ndërkohë që më pas as goli i Aubameyang nuk mjaftoi.
KOHA JONË SONDAZH

