FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea futet në garë për Kumbullën, dërgon skaut në Itali

Marash Kumbulla është një prej të rinjve më të kërkuar në merkaton europiane. Interesimi për talentin shqiptar mbetet i madh dhe së fundmi në garën për shërbimet e tij është futur edhe Chelsea.

Përfaqësues të klubit anglez e vëzhguan mbrojtësin 20-vjeçar, gjatë barazimit pa gola që Hellas Verona regjistroi në trasfertën kundër Lazio-s në Romë. Në këtë mënyrë, blutë e Londrës sfidojnë dy gjigantët e Serie A, Inter dhe Napoli, që prej kohësh janë vënë në ndjekje të Kumbullës.

Madje, për të mposhtur konkurrencën e zikaltërve, Napoli ofroi 20 milionë euro plus bonuse. Skuadrat e interesuara gjithsesi duhet të bindin futbollistin e talentuar në verë, teksa atëherë do të kenë shansin për ta bërë të tyrin me një ofertë të mirë financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?